Alibeaj: Nëse reforma bëhet e njëanshme do të sjellë tjetër hipokrizi zgjedhore

2 Qershor 2020 | 07:50

“Konsensusi arrihet atëherë kur të gjitha palët kanë vullnet, ky vullnet është i plotë nga ana e opozitës, por jo nga ana e mazhorancës, e cila nëse e miraton në mënyrë të njëanshme reformën nuk do të plotësojë kushtet për në BE dhe do të prodhojë një hipokrizi zgjedhore”.

Kështu pretendoi në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj teksa analizoi në Goodmorning Albanians zhvillimet e fundit rreth reformës zgjedhore.

Alibeaj theksoi se opozita beson se është shumicë, por që prej procesit jo të lirë të zgjedhjeve, vullneti i qytetarëve deformohet.

Përballë pyetjes se përse opozita nuk pranon propozimin e socialistëve për depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ish-deputeti demokrat mori si shembull përgjimet e publikuara në media për zgjedhjet lokale të vitit 2016 kur persona të ndryshëm influenconin dhe blinin vota për socialistët.

“Ai Arben Keshi që del në përgjime, pretendohet të jetë me propozimin e mazhorancës i depolitizuari,” – tha Alibeaj, teksa parashtroi propozimin e opozitës, – “një zgjidhje e mesme depolitizimi, përfaqësues nga KQZ-ja që administron procesin dhe nga 3 monitorues nga mazhoranca e opozita për ta mbikëqyrur sistemin, duke shkuar kështu drejt neutralitetit”.

Opozita ftoi të hënën mazhorancën për të vazhduar sot në orën 17:00 takimet në tryezën zgjedhore, pavarësisht se afati i fundit i bisedimeve ishte 31 maji.

Ish-deputeti demokrat këmbënguli se nëse mazhoranca e miraton në mënyrë të njëanshme reformën, atëherë nuk do të plotësojë kështu një nga kushtet e nisjes së bisedimeve për në BE, që është miratimi me konsensus i kësaj reforme dhe do të prodhojë të tjera zgjedhje si ato të 30 qershorit 2019, “zgjedhje hipokrite”.

 

Lexoni gjithashtu:

Puna e Këshillit Politik, sa detyra janë plotësuar që nga janari

Shkelja e afatit për reformën zgjedhore, Yuri Kim: Mjaft më me kushte, mbani premtimin para shqiptarëve

Oerd Bylykbashi zbulon pikat ku opozita nuk lëshon pe në reformën zgjedhore

Gjiknuri: Opozita nuk ka propozuar asgjë për ndryshimin e sistemit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026