Alibeaj nuk ka për të gjetur kandidatë për 61 bashki, thotë Ina Zhupa
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se grupimi që mbështet Enkelejd Alibeajn, nuk do të jetë në gjendje për të gjetur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa nënvizoi se vota e demokratëve nuk do të përçahet.
“Fare nuk do përçahet vota e demokratëve. E para, unë vazhdoj të jem e bindur se në këto 6 muaj deri në regjistrimin përfundimtar, nuk do kenë dot kandidatë për 61 bashki, se nuk do pranojë njeri të dalë kundër demokratëve dhe opozitarëve.
Asnjë opozitar, asnjë demokrat nuk do të votojë një kandidat që është i destinuar të jetë humbës. Edhe ata e dinë që nuk kanë shans për të fituar ndonjë bashki, por është thjesht ideja për të prishur punë. Të jeni të bindur që nuk do të gjejnë 61 kandidatë”, theksoi ajo.
Seanca në Gjykatën e Apelit ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të PD të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, është shtyrë.
Pas kërkesës së avokatit të Alibeajt, Indrit Sefa për shtyrjen e seancës, Gjykata e Apelit vendosi që ta shqyrtojë çështjen më 10 nëntor.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë