Alibeaj zbardh prapaskenat: Pse Basha nuk pranoi të bashkohej me mua dhe Shehin

21 Prill 2025 | 22:47

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, kreu i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi arsyet pse nuk u arrit një bashkëpunim me kreun e Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha.

Alibeaj theksoi se nuk ka qëllim të sulmojë apo të jetë agresiv me përfaqësuesit e partive të tjera, por se po shpreh thjesht të vërtetën e tij. Sipas tij, arsyet e moskonkludimit me zotin Basha ishin banale, dhe lidhen me mospajtimin për parimin e barazisë në koalicion.

“Nuk dua të bie në sulme apo agresivitet ndaj partive të reja, por po them të vërtetën time. Në dhjetor të vitit të kaluar dolëm me një platformë të paraqitur secilës prej partive për krijimin e një koalicioni sa më gjithëpërfshirës, ku çdo subjekt të ruante protagonizmin e vet. Askush nuk pranoi, ndoshta edhe për shkak të paaftësisë sonë për t’i bindur. Kontaktet më të shumta me zotin Basha i pati Dashamir Shehi, por arsyeja e mosbashkëpunimit ishte fare banale,” u shpreh Alibeaj.

Ai shpjegoi se ishin tre parti të përfshira në diskutime: LZHK, Partia e Bashës dhe Djathtas 1912, dhe qëllimi ishte të krijohej një koalicion me një figurë publike në krye – që nuk i përkiste asnjërës prej partive.

“Kishim disa emra në mendje, por zoti Basha refuzoi. Ai kishte një qasje që vinte nga pretendimi se kishte më shumë struktura dhe ishte parti më e madhe. Por në një bashkim, logjika duhet të jetë e bazuar mbi paritetin,” tha Alibeaj.

Ai shtoi gjithashtu se kishte dakordësi që koalicioni të përfaqësohej nga figura e Dashamir Shehit, por edhe kjo u refuzua nga zoti Basha.

“Së dyti, të paktën ramë dakord që një figurë e paqtë si Dashamir Shehi, i artikuluar dhe i mençur, do t’i bënte nder këtij koalicioni. Por edhe kjo nuk u pranua. Secili kishte pretendimet e veta. Mbase ka menduar se vetëm do të kishte më shumë sukses. Por unë mendoj dhe vazhdoj të mendoj se një bashkim pa humbur identitetin do ishte mënyra më e mirë për të tërhequr atë 1/3 e elektoratit, pjesa më e emancipuar që i ka vënë kryq Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ky ishte synimi ynë, por nuk ia dolëm,” përfundoi Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026