Synimi i Djathtas për Zhvillim, Alibeaj: Me 12 maj Rama të mos gdhihet me 71 mandate
Enkelejd Alibeja, drejtues i Djathtas për Zhvillim, ka treguar në Euronews Albania dhe ambiciet e këtij koalicioni.
Ai nënvizon deklaratën e Berishës teksa ky i fundit, quan Alibeajn patericë të Edi Ramës ku çdo votë është për kryeminstrin. Alibeaj hodhi poshtë një pretendim të tillë dhe deklaroi se ai është kundër partisë së djathtë por jo vetëm.
I pyetur nëse përçarja e votës së djathtë në këtë mënyrë do të jetë fitorja e Edi Ramës, Alibeaj tha: “Absolutisht që jo. Duhet të nisemi nga një premisë. Demokracia konsiderohet si një pluralitet ofertash, garë, konkurencë. Kushdo që e mendon si përçarje e opozitës, është i paaftë që me strukturën dhe partinë e vet të jetë joshës për njerëzit, pra vetëdemaskohet”, tha ai.
Alibeaj shton se në këndvështrimin e tij, aritmetika politike ndahet në tre pjesë.
“Aritmetika politike besoj se është e ndarë në këtë mënyrë dhe një pjesë është e ndarë në atë formë që nuk do as Edi Ramën as Sali Berishën. Shoh që shtohet gjithmonë e më tepër neveria dhe refuzimi ndaj dy ofertave tashmë të vjetra. Në një situatë ku janë partitë e reja, cila do të ishte zgjedhja racionale e kësaj pjese? S’do votonte fare. Ndaj në këtë situatë gara do të ishte mes 1/3 së Ramës dhe 1/3 së Berishës dhe do ishte një favor i madh për Ramën. Nëse do ndodhte që një e treta tjetër voton në 11 maj, ul peshën specifike të Edi Ramës.
Sot nëse ka një synim parësor tonin Djathtas për Zhvillim, është që me 12 maj, Rama të mos gdhihet me 71 mandate, e ka ulur shifrën.
Kanë dalë oferta të reja që do mund të tërheqin këtë një të tretë tjetër të zgjedhësve shqiptar të cilat në çdo rast, një të tretën e Ramës do ta nxjerrin në opozitë”, tha Enkelejd Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet