Alimehmeti: Gjëja e parë që do bëja nëse do hyj në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës

2 Nëntor 2022 | 21:37

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar Bashkie në Tiranë tregoi se çfarë do të bëjë ditën e parë nëse do të hynte në zyrën e këtij institucioni.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, i pyetur ne lidhje me kullat e ndërtuara në kryeqytet tha se kushdo që të jetë kryetar bashkie duhet t’i hapë derën një kompanie auditimi për të kuptuar nëse ndërtimet kanë qenë apo jo legjitime.

“Ka një migrim të brendshëm tranzitor përsa kohë njerëzit qëndrojnë në Tiranë e më pas largohen nga Tirana. Ka shumë gjëra që mund të zhbëhen. Që ditën e parë në mënyrë absolute, unë mendoj se çdokush që duhet të shkojë aty të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës duhet t’i hapë derën një kompanie auditimi për të kuptuar nëse ka qenë një rrugë legjitime ngritja e atyre kullave. Kjo është gjëja e parë që do të bëja. Kompanisë audituese duhet me ia hapur derën. Lëri organet të bëjnë punën siç duhet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026