Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK, reagon Rama

16 Dhjetor 2022 | 17:15

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social Twitter, Rama thotë se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë, duke lënë të nënkuptohet se në këtë proces politika nuk ka ndërhyrë.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”- shkruan Rama.

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP-së që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut.

Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK-ut për 3 vitet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026