Arlind Qori: Lëvizja Bashkë synon një shtet social dhe luftë kundër korrupsionit

3 Maj 2025 | 20:32

I ftuar në studion e emisionit Review këtë të shtunë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, tha se strategjia e kësaj partie është që të shkojnë ata te qytetari.

Qori foli dhe për prioritetet kryesore të kësaj partie, ku tha se programi i tyre ndahet në katër shtylla.

“Programi ynë ndahet në katër shtylla: 176 faqe program, si askush tjetër në këto 34 vite pluralizëm politik: shtet zhvillimor, shtet social, shtet i së drejtës dhe demokraci pjesëmarrëse. Na duhet një shtet që i orienton kapitalet drejt bujqësisë, industrisë, shërbimeve të kualifikuara që ndihmojnë shërbimet si shëndetësia, arsimi, politikat e strehimit, pensionet dinjitoze. Një shtet i së drejtës që lufton korrupsionin dhe informalitetin, dhe na duhet demokraci pjesëmarrëse për një qytetari që të ngrejë gjithmonë zërin dhe jo një herë në katër vjet,” tha Qori.

Qori tha se politikanët janë fund e kryer të korruptuar, ndërsa industria dhe bujqësia kanë degraduar. Ai shtoi se shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi, ndërkohë që sipas tij kemi pensionet më të ulëta dhe informalitetin më të lartë në punë. Ai theksoi gjithashtu se arsimi dhe shëndetësia janë në gjendje të mjerueshme, dhe nëse nuk ke para, është e vështirë të marrësh shërbimet e nevojshme.

Sipas tij, zgjidhjet që ofron Lëvizja Bashkë janë që investimet të orientohen drejt bujqësisë dhe industrisë. Ai tha se duhet luftuar korrupsioni duke mbështetur institucionet e drejtësisë dhe krijuar institucione të reja për ta parandaluar atë. Po ashtu, tha se do të duhen politika sociale për të vendosur minimumin jetik dhe për një luftë të madhe ndaj evazionit fiskal dhe informalitetit në punë.

Ai theksoi se Lëvizja Bashkë ka një reputacion të mirë dhe në të gjitha takimet elektorale, qytetarët e presin shumë mirë, pavarësisht se cilës parti i përkasin, qofshin ata dhe kundërshtarët e mëdhenj nga Partia Demokratike ose Partia Socialiste. Ndërkohë, ai tha se motoja e fushatës së tyre është: “E reja po lind.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026

Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri

Meteorologët parashikojnë se viti 2027 do të jetë edhe më i nxehtë, si pasojë e ndikimit të fenomenit El Nino, i cili pritet të rrisë...
19:43 | 25/06/2026