Aludimi i gazetarit: Yuri Kim po pengon ardhjen e ambasadorit tjetër në Shqipëri
Gazetari Robert Papa thotë se një tjetër ambasador amerikan është nominuar për të shërbyer në Shqipëri, pasi Yuri Kim-it i ka mbaruar mandati.
Në një intervistë për Euronews Albania, Papa u shpreh se dëgjesa e tij është bllokuar në senat dhe sipas tij, Kim mund të ketë ndikuar.
Papa nënvizoi se Kim nuk ka çfarë të japë më në vendin tonë pas 3 vitesh.
“Problem tjetër kemi tani. Është nominuar një ambasador i ri. Unë e njoh personalisht. Është bllokuar dëgjesa e tij për aprovim në senat. Pra, si gazetar, kam të drejtë të spekuloj që Yuri Kim, me lidhjet që ka me si shefe e Blinkenit, ka ndërhyrë deri këtu. Në momentin që ai kalon aprovimin, ajo nuk paguhet më si ambasadore.
Ajo nuk ka çfarë të arrijë më pas 3 vitesh. Mandati ka mbaruar në janar. Ajo është ambasadorje në ikje, sepse është nominuar tjetri, por është bllokuar në senat”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit