Alvin Berisha kthehet në shtëpi pranë babait të tij

9 Nëntor 2019 | 18:07

Policia Italiane, me anë të një njoftimi në rrjetin social Twitter, ka bërë më dije se Alvin Berisha, ka mbërritur në shtëpinë e tij në Romë.

“Misioni u krye! Alvini është në shtëpi në Itali. Pas pesë vitesh përqafon babain e tij”, shkruan Policia Italiane.

[twitter_feed=https://twitter.com/poliziadistato/status/1192687480534917120?s=20]

Mëngjesin e 7 nëntorit, u njoftua nga “Kryqi i Kuq”, se Alvin Berisha ishte nxjerrë nga kampi i “Al Hol” falë një bashkëpunimi mes “Kryqit të Kuq Ndërkombëtar”, atij Italian dhe “Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane”.

[twitter_feed=https://twitter.com/Francescorocca/status/1192379791531544577?s=20]

Njoftimi u pasua nga një postim i kryeministrit Edi Rama në Facebook, i cili publikoi një foto të 11-vjeçarit, bashkë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe e shoqëroi me një shkrim ku deklaroi se Policia Shqiptare pati rol thelbësor në shpëtimin e Alvinit.

“Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157140390861523/?type=3&theater

Gjithashtu edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Twitter është shprehur:

“Alvini i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumë pritur nga të gjithë”.

 [twitter_feed=https://twitter.com/ilirmetazyrtar/status/1192435556610969600?s=20]

 Por, në deklaratat e bëra nga “Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane” dhe “Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq”, nuk përmendet në asnjë vend ndërhyrja e Policisë Shqiptare.

“Euronews Albania” kontaktoi me Abo Jawad, pjestar i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, i cili deklaroi se ndërhyrja për lirimin e Alvinit erdhi pas kërkesave nga “Kryqi i Kuq Italian”:

“Kërkesa fillestare për të liruar Alvinin ishte nga ‘Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq’. Kështu që bashkë me ta shoqëruam Alvinin deri në Damask. Nuk pati asnjë problem gjatë rrugës. Gjithçka shkoi mirë. Të pranishëm ishin kreu i Federatës italiane të Kryqit të Kuq dhe ai i Gjysmëhënës Siriane, zoti Rocca dhe zoti Hboubati”.

[twitter_feed=https://twitter.com/SYRedCrescent/status/1192478187705556992?s=20]

[twitter_feed=https://twitter.com/Francescorocca/status/1192379791531544577?s=20https://twitter.com/Francescorocca/status/1192379791531544577?s=20]

Ndërkohë, zyra e shtypit të Kryqit të Kuq në itali, të kontaktuar nga Euronews deklaruan se ata kanë marrë përsipër dorëzimin e Alvinit te babai i tij.

[twitter_feed=https://twitter.com/KhaledErksoussi/status/1192448761118822400?s=20]

“Alvin mbërrin ditën e premte në Itali, në orën 09:30, në aeroportin e Fiumicinos, bashkë me presidentin e Kryqit të Kuq Italian, zotit Francesco Rocca.

Kjo ngjarje ëshë komentuar masivisht në rrjetet sociale, duke qenë se historia e vogëlushit shqiptarë u kthye në një histori që preku shumë persona të cilët degjuan dhe lexuan Alvinin.

Emri i Alvinit u shfaq edhe në “Pirellone”, ku shkruhej “Lironi Alvinin”.

[twitter_feed=https://twitter.com/LouPigalle/status/1191696979325313024?s=20]

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha fluturoi drejt Sirisë me mamanë e tij e cila donte t’i bashkohej grupit terrosris ISIS, i vogli përfundoi në kampin e refugjatëve të Al Hol, pasi e nëna e tij kishte humbur jetën për shkak të një shpërhtimi.

Alvini u gjet fillimisht nga emisioni “Le Iene”, e më pas autoritetiet italiane dhe shqiptare bënë të mundur bashkimin e 11 vjeçarit me të atin që ndodhej në Itali, dhe që prej kohësh ishte në kërkim të të birit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022