AMA mbledh përfaqësues të TikTok & drejtuesit e rregullatorëve të rajonit në Tiranë
AMA ka vendosur në muajin gusht një bashkëpunim me platformën TikTok, i cili deri tani ka rezultuar shumë i suksesshëm. Duke pasur si objektiv rregullimin e platformave të shpërndarjes së videove, pjesë e detyrave që ligji i jep AMA-s, nga muaji gusht është krijuar një link i dedikuar në faqen zyrtare të AMA-s, ku qytetarët mund të raportojnë përmbajtjet e publikuara në platformën TikTok, që ata i gjykojnë të dëmshme. Këto raportime shqyrtohen nga ekipet e AMA-s dhe ato që gjenden në shkelje të ligjit raportohen në platformën TikTok.
Deri tani numërohen me qindra përmbajtje të bllokuara për pirateri dhe për përmbajtje të dëmshme.
Duke pasur këtë eksperiencë të suksesshme, kryetarja e AMA-s ka ftuar në tryezën e së premtes edhe krerët e rregullatorëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, për të ndarë dhe diskutuar me përfaqësuesit e pranishëm të TikTok mundësinë që këto përvoja të praktikohen edhe nga vende të tjera të Ballkanit.
Ndërkaq, takimi i nesërm ka për objektiv mbrojtjen e fëmijëve dhe është pjesë e nismës së përbashkët të TikTok me CRCA/ECPAT Shqipëri për të rritur ndërgjegjësimin për aftësimin digjital dhe sigurinë midis fëmijëve, grave dhe grupeve të tjera të pambrojtura, duke mbështetur shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira midis profesionistëve, autoriteteve dhe OSHC-ve në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Objektivi i përgjithshëm i Axhendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor të TikTok është të mbështesë zhvillimin e aftësive digjitale dhe të sigurisë në gjashtë vende: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Nisma mbështet përgatitjen dhe publikimin e materialeve informative të lehta për t’u kuptuar në gjuhët e vendeve, për të lehtësuar mësimin e personalizuar dhe të diferencuar, si dhe ndërtimin e programeve të ndërgjegjësimit dhe trajnimit për mësuesit, zyrtarët e mbrojtjes së fëmijëve apo ata të zbatimit të ligjit.
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive