Ambasada amerikane i kërkon llogari Serbisë për vrasjen e vëllezërve Bytiçi

7 Korrik 2023 | 12:57

Kjo e premte 7 korrik shënon dhe 24-vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve Bytiçi në Serbi.

Ambasada Amerikane në Beograd, në këtë përvjetor i ka kërkuar Serbisë të zbardh ngjarjen dhe të vendosë përpara drejtësisë përgjegjësit e vrasjes së 3 vëllezërve, të cilët ishin shtetas amerikanë.

“Kanë kaluar 24 vjet që kur shtetasit amerikanë Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi u ekzekutuan derisa ishin të paraburgosur nga policia speciale serbe. Çdo vit që kalon pa u mbajtur askush përgjegjës për këtë krim brutal lufte është një fyerje ndaj shtetit të së drejtës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë sërish thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë kryer dhe kanë mbuluar këto vrasje. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Twitter.

Kujtojmë se Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, braktisën SHBA-të, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë arrestuar në vitin 1999, nën argumentat për kalim të paligjshëm të kufirit nga ana e palës serbe.

Vëllezërit janë liruar nga burgu e më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026