Ambasada e SHBA: Do angazhohemi me Komisionin Antikorrupsion
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë me dije se do të angazhohet me Komisionin ad hoc për qeverisjen e mirë, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Përmes një njoftimi në rrjetin social X të ambasadës bëhet me dije se pritshmëritë e SHBA janë që puna e komisionit të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente, të përputhet me kushtetutën, të mbrojë pavarësinë e institucioneve dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë.
“Si një partner i palëkundur i përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komitetin ad hoc për qeverisjen e mirë, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Pritshmëritë tona janë që puna e komisionit të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente, të përputhet me kushtetutën, të mbrojë pavarësinë e institucioneve dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Komisioni Antikorrupsion u votua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës në 30 maj të këtij viti. KY komision drejtohet nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj, si kryetar dhe zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).
Kryeministri Edi Rama më herët ka hedhur poshtë akuzat se ky komision është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa ka theksuar se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash për të çuar para procesin e integrimit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë