Ambasada e SHBA-së riposton mesazhin e Sekretarit Rubio për kufizimin e vizave

29 Maj 2025 | 17:05

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ripostuar në Facebook mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i cili njoftoi të mërkurën vendosjen e kufizimeve të reja të vizave për zyrtarët e huaj që kanë gjobitur, intimiduar ose akuzuar shtetas amerikanë për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e shprehjes.

“Prej shumë kohësh, shtetasit amerikanë janë gjobitur, shqetësuar dhe madje edhe paditur nga autoritete të huaja për ushtrimin e të drejtës së tyre për lirinë e fjalës. Sot, shpall një politikë të re për kufizimin e vizave, e cila do të zbatohet ndaj zyrtarëve dhe individëve të huaj që janë bashkëpërgjegjës për censurimin e amerikanëve. Liria e fjalës është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës – një e drejtë e lindur, mbi të cilën qeveritë e huaja nuk kanë asnjë autoritet. Të huajt që punojnë për të minuar të drejtat e qytetarëve amerikanë nuk duhet të gëzojnë privilegjin e udhëtimit në vendin tonë. Qoftë në Amerikën Latine, në Evropë apo gjetkë – ditët e trajtimit pasiv ndaj atyre që veprojnë kundër lirive të amerikanëve kanë përfunduar.”, thuhet në postimin e Marco Rubios.

Kujtojme që kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur një politikë të re që kufizon vizat për zyrtarët dhe individët e huaj që censurojnë qytetarët amerikanë dhe kufizojnë lirinë e tyre të shprehjes.

Sekretari Marco Rubio ka theksuar se individët që marrin pjesë në kufizimin e këtyre lirive ndaj qytetarëve amerikanë nuk do të lejohen të hyjnë më në Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026