Ambasada greke ofron teste për Covid në fshatrat minoritare
Prej disa ditësh ambasada greke në Tiranë po u ofron minoritarëve që banojnë në Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër teste falas për COVID-19.
Korrespondenti i Euronews Albania në Sarandë, Viktor Avdiaj raportoi gjatë edicionit të orë 16:00 se rreth 100 teste falas u kryen së fundmi në fshatin Mursi të Sarandës ku asnjë prej banorëve të testuar nuk rezultoi i prekur nga coronavirus-i.
Bashkitë Finiq dhe Dropull pritet të vijojnë të përfitojnë gjithashtu. Gazetari Avdiaj tha se nga program i mbështetur nga ambasada greke synohet të testohen kryesisht të moshuarit e vetmuar dhe testet kryen në banesat e tyre pasi ata e kanë të vështirë të lëvizin.
Në zona si në Finiq, procesi i testimit me mbështetje të ambasadës greke, po kryhet që prej muajit shkurt. Disa banorë të fshatrave të minoriteteve janë gjithashtu në listat e vaksinimit kundër COVID në Greqi, por u duhet të paraqiten në qendrat e vaksinimit në shtetin fqinj për të marrë dozën.
I pyetur nëse ky program testimi do të shoqërohet me një nismë edhe për t’i vaksinuar këta banorë, gazetari Avdiaj tha se bashkitë e këtyre zonave kanë kërkuar nga pala greke që nëse do të jetë e mundur atyre t’u qasen edhe vaksina.
“I është kërkuar qeverisë greke që të japë disa vaksina dhuratë dhe ky proces [vaksinimi] të bëhet në territorin shqiptar, por kërkohet një bashkëpunim mes dy qeverive, gjë që nuk është arritur ende,” – tha gazetari Avdiaj duke cituar vështirësitë ligjore që hasen për faktin se flitet për një proces vaksinimi përtej kufive.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania