Ambasada ruse reagon ndaj deklaratës së Berishës për Gazprom-in

18 Mars 2022 | 14:00

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha për Gazpromin.

Në një postim në rrjetet sociale ambasada shkruan: “U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi ryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshëm pyetja: Sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore?”, u shpreh Berisha.

Berisha u shpreh një ditë më parë se i ishin ofruar pasuri marramendëse nga Gazprom-i rus për projektin e TAP, por se ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij.

“I them mafies së George Sorosit,  se vetëm për TAP-in, Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të vendit të tij dhe Europës, pasi isha i bindur se një darë gazi rus ndaj Europës ishte lajmi më i keq për Europën dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

Postimi i ambasadës ruse në Facebook
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026