Ambasadori amerikan në Beograd: Jemi të kënaqur me politikën serbe ndaj dialogut

7 Qershor 2024 | 15:00

Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialogut me e Kosovën. Kështu ka deklaruar në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Ai nuk ka preferuar të flasë lidhur me politikën perendimore karshi Kosovës, megjithatë thotë se SHBA-të inkurajojnë angazhimin në procesin e dialogut.

“Nuk mund të flas për politikën perëndimore ndaj Kosovës. Mund të flas për politikën tonë me Serbinë dhe bashkëpunimin në këto çështje. Ne e kemi inkurajuar Serbinë të mbetet e angazhuar në procesin e Brukselit dhe ajo e ka bërë këtë dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë duke paraqitur idetë e tyre për zgjidhjen e çështjeve, qoftë ajo e Bankës Postale të Kursimeve, apo çështje të tilla”, ka thënë ambasadori Hill.

Ai ka theksuar se pavarësisht mospajtimit thelbësor mes SHBA-ve dhe Serbisë lidhur me mos njohjën e Kosovës nga Serbia, të dyja vendet kanë bashkëpunim shumë të mirë me njëra tjetrën.

ambasadori amerikan në Beograd ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve mës Kosovës dhe Serbisë problem këto që kanë rrënjë të thella në histori.

“Për të gjithë ne, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, është me rëndësi të mbështesim përpjekjet e ambasadorit Miroslav Lajçak, sepse është e vetmja rrugë që këto çështje që kanë rrënjë të thella në histori të zgjidhen”, ka thënë diplomati amerikan.

Në intervistë për Zërin e Amerikës, Christopher Hill ka folur edhe për zhvillimet në Serbi dhe zgjedhjet lokale të 2 qershorit, të cilat sipas tij, rrodhën më mirë sesa zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026