Ramabaja për përgjimet në Kosovë: Pjesë e luftës hibride që zhvillon Serbia
I ftuar këtë të martë në Euronews Albania, profesori Sadri Ramabaja dha mendimin e tij mbi përgjimet e bëra publike në Kosovë, ku Milan Radoiçiç flet me drejtuesen e grupit parlamentar të VV, Mimoza Kusari-Lila. Ai tha se përgjimet duhet të jenë pjesë e hetimit dhe jo manipulimit me ndikim serb. Sipas tij dhe personat që publikuan përgjimet duhet të hetohen nga prokuroria.
“Akuzat, sjellja në media e një inçizimi komplet koti, janë pjesë e luftës hibride që zhvillon Serbia dhe për fat të keq nuk funksionojnë prokuroritë në Kosovë sepse rrugëtimi që ka bërë ai inçizim do të duhej hetuar dhe ata që bëhen pjesë e luftës hibride duhet të paraqiteshin” tha ai.
Ramabaja shtoi se po ata gazetarë dhe politikanë që akuzojnë, janë ata që kanë bashkëpunuar me Serbinë.
“Diskutimi duhet të ishte pjesë e hetimit të prokurorisë dhe jo pjesë e manipulimit dhe luftës hibride siç po ndodh, sepse Radoiçiçi ka qenë bashkëpunëtorë i pikërisht këtyre gazetarëve dhe këtyre politikanëve që sot dalin me deklarata psikosomatike dhe e helmojnë ambientin politik” tha Ramabaja.
LEXO GJITHASHTU
Ceremonia e pranimit të komandës në Camp Bondsteel, Haxhiu: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA
Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City