“Qeveria e Kosovës e mbushur me spiunë”, Berisha: Duhet spastrim  

4 Qershor 2024 | 11:47

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në Euronews Albania, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se është e mbushur me spiunë serb. Ai tha se duhet një spastrim i qeverisë dhe pasi bashkëpunëtorët e Beogradit kanë postet më të larta në qeveri.

“Duhet një spastrim. Prandaj duhet luftacioni. Ka njerëz që kanë qenë në listat e Milošević dhe kanë ardhur në pozitat e zv. ministrave në qeverinë tonë. Janë më emra me mbiemra dhe e sheh ministrin e shëndetësisë, ministrin e arsimit. Pra ky është shqetësimi që duhet të kemi ne. Ne na është riinstaluar dhe një herë pjella komuniste e regjimit të Serbisë. Kjo kategori është e instaluar në të gjitha institucionet e shërbimet e inteligjencës” tha Berisha

Ai shtoi se qeveria e Kosovës po diskrriminon veteranët e luftës, të cilët janë arsyeja pse Kosova është sot një shtet i lirë.

“Nuk mund të bëhet shteti me pjesëtar të Serbisë brenda tij. Nuk është tragjikë që kanë qenë bashkëpunëtor, se nuk kishin ku të shkonin, por tani nuk mund të vrapojnë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Kanë bërë dhe thirrje që t’i përjashtojnë veteranët nga paga minimale. Këto janë kategoria që luftuan që të kemi shtet e tani, na vijnë këto të Serbisë e duan te degjenerojnë dhe këtë kategori”tha ai.

LEXO GJITHAHSTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026

Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton...
07:47 | 22/07/2026

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026