Ambasadori amerikan në Beograd: Presim sqarime për marrëveshjen e Serbisë me Rusinë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se SHBA-të dëshirojnë të dëgjojnë një shpjegim, në lidhje me dokumentin e nënshkruar nga Serbia dhe Rusia gjatë seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Hill u shpreh se gjatë seancës së OKB-së, SHBA-të kishin diskutime jashtëzakonisht të mira dhe të frytshme me delegacionin serb për çështjet globale, por edhe tema politike të tjera politike, shkruan Euronews Serbia.
“Askush nuk firmos asgjë, përveç rekrutëve të varfër, të mobilizuar për atë luftë, një sulm agresiv nga një vend ndaj fqinjit të tij. Prandaj është e vështirë për ne të kuptojmë ekzistencën e një dokumenti apo protokolli të tillë dhe presim të dëgjojmë më shumë dhe të shpjegohet” , theksoi ai.
Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, Nikolla Sellakoviç, dhe Sergei Lavrov, më 23 shtator nënshkruan në Nju Jork Planin e Konsultimeve mes dy ministrive për dy vjetët e ardhshme.
Sipas Serbisë, kjo marrëveshje u nënshkrua në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët