Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO
Ambasada e Italisë në Prishtinë ka organizuar sonte pritje për personalitete të larta në Kosovë, me rastin e festës kombëtare italiane.
Ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini, tha se Dita e Republikës së Italisë është një simbol i unitetit kombëtar dhe i demokracisë.
Ai para të pranishmëve tha se Italia mbështet rrugën euro-integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian duke përmendur rëndësinë e zgjerimit të BE-së në Ballkan si një strategji kyçe për stabilitetin politik dhe sigurinë e të gjithë kontinentit.
Një fjalë rasti në këtë ceremoni mbajti edhe presidentja Vjosa Osmani duke vlerësuar mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës si një mike e palëkundur në kohët më të vështira, si dhe gjatë rrugëtimit të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian
Pjesë e festës kombëtare të Italisë ishin edhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë dhe liderë partiakë, por jo edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit