Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një takim zyrtar në Uashington me ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ku në fokus ishin marrëdhëniet dypalëshe, tregtia dhe bashkëpunimi ekonomik.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, takimi theksoi “raportin e fortë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe interesat e përbashkëta në stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO-n”.
Dy ministrat diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë nxitjen e investimeve dhe përmirësimin e shkëmbimeve tregtare. Mucunski konfirmoi përkushtimin e Shkupit për të avancuar dialogun politik me Uashingtonin dhe për të institucionalizuar partneritetin strategjik përmes zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit, që doli nga dialogu strategjik i nisur në vitin 2022.
Në qendër të diskutimit ishin edhe tarifat tregtare të vendosura këtë vit nga administrata Trump, që përfshijnë një tarifë bazë prej 10% dhe një tjetër shtesë prej 33% ndaj eksporteve maqedonase. Mucunski tha se është diskutuar nisma për nënshkrimin e një marrëveshjeje për tregti të lirë që do të ulte këto tarifa dhe do të lehtësonte qarkullimin e mallrave ndërmjet dy vendeve.
“Shpreha gatishmërinë e Qeverisë maqedonase për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane dhe për të rritur praninë e kompanive amerikane në shtetin tonë,” theksoi Mucunski në një deklaratë publikuar në rrjetet sociale.
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur interes për të lidhur marrëveshje të posaçme tregtare me vendet që kanë suficit tregtar me SHBA-në, si pjesë e një qasjeje të re në politikën tregtare amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit