Ambasadori i BE në Kosovë thirrje qytetarëve: Shprehni lirshëm zgjedhjen tuaj!

9 Shkurt 2025 | 13:10

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e votës dhe të përcaktohen lirshëm për zgjedhjet e tyre.

Orav ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri teksa ka theksuar se vizita e tij ishte për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve.

“Vizitova një vendvotim në Vushtrri për të kuptuar më mirë zhvillimin e zgjedhjeve. BE-ja është vendosur për të vëzhguar të gjitha aspektet e këtij procesi. Qytetarët e Kosovës duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të shprehin lirisht zgjedhjen e tyre”, ka shkruar Orav në platformën X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026