Ambasadori i BE-së mesazh magjistratëve të rinj: Të mbrojmë reformën në drejtësi

30 Shtator 2024 | 11:55

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë këtë të hënë në një aktivitet të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, ku përcolli disa mesazhe për magjistratët e rinj në Shqipëri.

Gonzato bëri thirrje për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në vend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai vuri në dukje se pa institucione të pavarura, nuk mund të ketë një drejtësi të pavarur dhe nënvizoi rolin thelbësor të transparencës në funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Gonzato përgëzoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në drejtësi, veçanërisht për rritjen e përfshirjes së vajzave magjistrate në sistemin gjyqësor, duke e cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për vendin​.

Ai shtoi se arritjet e reformës në drejtësi duhet të konsolidohen më tej.

“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtësi duhet të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues të luftës kundër korrupsionit, por edhe në luftën e paralajmërimit.

Është e rëndësishme që të mos lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi, duke marrë parasysh elementë që mund të përmirësojnë ose pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme ta mbrojmë atë. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë” , tha Gonzato.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026