Ambasadori italian: Bashkëpunimi, çelësi për të luftuar krimin e organizuar

8 Nëntor 2022 | 10:49

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci deklaroi këtë të martë se mes Shqipërisë dhe Italisë ka pasur një bashkëpunim të frytshëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që kishte sjellë arrestimin e qindra personave.

“Bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm dhe shpresoj që ky bashkëpunim të jetë çelësi për të luftuar në mënyrë të përbashkët kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fakti që ne jemi sot këtu me prokurorin antimafia dhe prokurorin e Barit, është tregues sesa të  thella janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë. Prokuroria dhe Drejtoria kanë 30 vite që punojnë dhe në këtë përiudhë Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Këtë e shohim në sektorin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. SPAK lindi tre vite më parë dhe marrëveshja e parë u bë me drejtorinë tonë Anti-mafia. Italia është e pranishme në këtë vend në sektorë të ndryshëm”, u shpreh ambasadori në konferencën e përbashkët me kreun e SPAK.

Mes të tjerash, Bucci shtoi se skuadrat e policisë italiane në Shqipëri do të ishin të pranishme në mënyrë të vazhdueshme për të bërë të mundur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se do të kishte tavolina të përbashkëta dy herë në vit mes institucioneve italiane dhe shqiptare për të prodhuar rezultate të rëndësishme.

“Kemi marrëdhënie kaq të thella edhe në fusha të biznesit dhe në sektorë të tjerë por që fatkeqësisht karakterizojnë edhe organizata kriminale. Ne kemi dhjetëra skuadra të përbashkëta, kemi Guardia Di Finanza që punojnë këtu në mënyrë permanente. Këtu do vijë nesër edhe komandati i përgjithshëm i forcave të Guardia Di Finanza. Ne kemi pasur edhe tavolina të përbashkëta që po prodhojnë rezultate të rëndësishme. Parashikohet që kjo tavolinë të mblidhet dy herë në vit, njëherë në Tiranë dhe njëherë në Romë. Kemi shumë gjëra që po i realizojmë së bashku dhe mesazhi im është që Italia në Shqipëri ekziston”- u shpreh ambasadori italian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026