Eksperti i sigurisë: Në veri të Kosovës, aktivitete kriminale serbo-ruse
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala deklaroi se në pjesën veriore të Kosovës, ka gërshetim të aktiviteteve kriminale përmes mbështetjes shtetërore të Serbisë dhe Rusisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shala u shpreh se rreth 300 forca po pengojnë autoritetet e Kosovës që të ushtrojnë aktivitetin e tyre në veri.
“Çështja është që tanimë qeveria e ka para vetes një plan sesi duhet të veprojë, sepse në pjesën veriore kemi aktivitete të deklaruara nga ana e Ministrisë së Brendshme, njerëz të cilët janë pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.
Në pjesën veriore ka gërshetim të aktiviteteve kriminale përmes mbështetjes shtetërore të Serbisë dhe Rusisë. Kemi 300 forca të cilët janë duke vepruar në pjesën veriore të cilët dëshirojnë të pengojnë shtrirjen e aktivitetit tonë, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka priti në takim mëngjesin e së martës, liderët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri.
Takimi u zhvillua në ndërtesën e qeverisë së Kosovës, ku ftesës së Kurtit, i është përgjigjur pozitivisht Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikum, Veton Surroi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Mësohet se në takim morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të grupit këshillues për dialogun.
Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.
Kjo protestë u mbajt një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Zyrtarët serbë në veri të Kosovës më 7 nëntor kanë vazhduar të paraqesin dorëheqjet e tyre në institucionet e Kosovës.
Dhjetë deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë