Ambasadori rus në BE: Nuk është pushtim, por operacion special

18 Mars 2022 | 16:55

Ndërsa lufta në Ukrainë ndodhet në javën e katërt, ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, i intervistuar nga Euronews ka deklaruar se Moska nuk ka ndërmarrë një fushatë pushtimi ndaj fqinjit të saj, por një operacion ushtarak special, duke ruajtur me kujdes linjën e Kremlinit.

Chizhov përsëriti atë që Moska ka thënë që nga fillimi i konfliktit, se ky nuk është një pushtim, por një operacion ushtarak special, që synon “çrrënjosjen e militarizimit dhe nazizmit në Ukrainë”.

Euronews: Kur shohim gjithë këta njerëz, thuajse 2 milionë persona, që sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët po largohen nga lufta duke kërkuar strehim në Evropë, a mund t’i quajmë të gjithë ata nazistë?

V.C. : Ju përmendët shifrën 2 milionë, por mund të jenë edhe më shumë. Por a i llogaritët ata që u arratisën në Rusi? Sepse shumë qytetarë ukrainas u larguan në Rusi. Ndoshta nuk është i njëjti numër i atyre që shkuan në Poloni, ku u pritën me krahë hapur, ndryshe nga se si u pritën refugjatët sirianë dhe ata nga Lindja e Mesme. Por megjithatë, unë i kuptoj njerëzit që përpiqen të largohen nga zona e konfliktit.

Euronews: Teksa konflikti vazhdon, ju si ambasador në BE, a jeni ende në kontakt me diplomatët evropianë këtu në Bruksel dhe çfarë do t’u thoshit atyre?

V.C.: Po, sigurisht. U kam shpjeguar atyre motivin dhe arsyet e aktiviteteve të Rusisë. Gjithashtu u kërkoj atyre se çfarë mendojnë dhe çfarë mendon BE si entitet. Por presidenti im do të flasë me presidentin e Këshillit Evropian. Besoj se biseda do të mbahet së shpejti.

Euronews: Presidenti finlandez pasi foli me Putin tha se ndryshimi i qeverisë së Ukrainës nuk është më në listën e kërkesave ruse.

V.C.: Besoj se kushdo që do të drejtojë qeverinë ukrainase i takon popullit ukrainas ta zgjedhë.

Euronews: Do të thotë që ju mund të punoni edhe me qeverinë aktuale?

V.C.: Është shumë e vështirë të flasësh me qeverinë aktuale sepse prej saj kanë ardhur sinjale konfuze gjatë gjithë kohës. Një ditë thonë se janë dakord për diçka, ditën tjetër jo. Më duhet të them se janë të papërgjegjshëm.

Chizhov thotë se strategjia e sanksioneve e Perëndimit është një obsesion, por ai mbetet optimist se marrëdhëniet nuk janë tërësisht të pezulluara, pavarësisht se ndodhen në një pikë kritike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026