Ambasadorja e Amerikës në OKB i dorëzon Begajt mesazhin e Biden

7 Nëntor 2022 | 16:20

Presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila i përcolli kreut të shtetit shqiptar një mesazh nga presidenti Biden.

Në letrën e tij Biden ka vlerësuar partneritetin dhe marrëdhëniet dy palëshe mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke siguruar më shumë mbështetje në vazhdimësi për forcimin e mbrojtjes kibernetike.

 “SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike. Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën,” – shkroi presidenti i SHBA-së.

Ambasadorja e OKB Thomas-Greenfield u prit edhe nga kryeministri Rama, gjatë takimit me të cilin shprehu vlerësimet e saj për bashkëpunimin me Shqipërinë.

 “Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan,” – deklaroi ambasadorja.

Në përmbyllje të vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, Thomas-Greenfield zhvilloi një takim edhe me ministren e punëve të jashtme Olta Xhaçka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026