Rama me ambasadoren e SHBA në OKB: Moment i rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit

7 Nëntor 2022 | 11:59

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në një takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, anëtare e kabinetit të Presidentit Joe Biden.

Rama vlerësoi vizitën e Ambasadores Linda Thomas-Greenfield, si një moment të rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit në Këshillin e Sigurimit.

“Faleminderit shumë që keni ardhur! Është kënaqësi e madhe, pasi u takuam në Nju Jork dhe ju më premtuat. Megjithatë jetojmë në një kohë kur premtimet bëhen, po nuk mbahen, kështu që mbajtja e premtimeve është gjë e madhe. Jam shumë, shumë i nderuar, të gjithë jemi shumë të nderuar dhe e vlerësojmë shumë bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe faktin që, gjatë gjithë kësaj kohe, jemi vlerësuar për atë çka është reale, jo si partnerë rishtarë dhe jam i sigurt që ky është rezultat edhe i cilësisë së lartë të ambasadorit tonë në Nju Jork dhe ekipit tonë të shkëlqyer atje, si edhe falë gatishmërisë dhe prirjes suaj për t’u siguruar që ne të jemi një vlerë e shtuar.

Nëse e kujtoj mirë, ju jeni anëtarja e parë e kabinetit që vini këtu pas disa kohësh që nuk kishim pasur një mik të këtij niveli dhe e vlerësoj shumë këtë. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, ne e vlerësojmë shumë që kemi një ambasadore amerikane e cila vjen këtu i shton peshë e vlerë ambasadores që e kemi tashmë këtu.” – u shpreh kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026