Ambasadorja greke në komisariatin e Vlorës, pritet të takojë avokatin e Belerit

12 Maj 2023 | 14:31

Ambasadorja greke Kostandina Kamici ka mbërritur në qytetin e Vlorë ku pritet të zhvillojë një takim me avokatin e Fredi Belerit, i arrestuar një ditë më parë në Himarë i akuzuar për blerje votash.

Kamici ka shkuar në komisariatin e policisë ku ka kërkuar të informohet nga drejtori i policisë mbi gjendjen e te ndaluarit, pasi Beleri është qytetar grek.

Më herë gjatë ditës së sotme ambasadorja greke në Tiranë zhvilloi një takim në Ministrinë e Jashtme, ku shprehu shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja Kamici ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e blerjes së votave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026