Ambasadorja greke viziton Belerin në paraburgim, dosja zyrtarisht në SPAK
Ambasadorja greke në Tiranë, Kostantina Kamitsi, ka mbërritur në ambientet e paraburgimit në Vlorë ku ndodhet fituesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.
Ambasadorja pritet të ketë një takim me Belerin, vetëm një ditë pasi u konfirmua zyrtarisht nga avokati i këtij të fundit, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Prokurorinë e Posaçme.
Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj, tha se brenda 10 ditësh pritet që GJKKO të shprehet për masën e sigurisë të Fredi Belerit.
“Në këtë moment informacioni i vetëm që kemi është që dosja ka shkuar në SPAK dhe pritet që Brenda 10 ditësh të jepet vendimi për masën e sigurisë. Kalimin e dosjes së Belerit në SPAK e ka konfirmuar avokati I Belrit, Romario Meminaj”, tha gazetarja.
Kujtojmë se Fredi Beleri mundi të zgjidhej kryebashkiak i Himarës nga ambientet e burgut, pas arrestimit 3 ditë përpara zgjedhjeve nën akuzën për blerje votash.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë