Ambasadorja Kim viziton ISHP-në, SHBA 2 mln dollarë për zbulimin e rasteve me COVID-19

29 Maj 2020 | 13:53

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka  vizituar sot Institutin e Shëndetit Publik, e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu. Vizita e znj. Kim ishte për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19

Nëpërmjet USAID/Albania, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se 2 milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.

Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 52 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 700 milionë dollarë në asistencë totale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026