“Ambicia ime, rritja e pensioneve”- Rama: Kompanitë kanë para, t’i rritin pagat

4 Prill 2023 | 14:27

Shqipëria ka hyrë në një etapë të re zhvillimi, ku nuk mund të abuzohet me pagat e punonjësve. Me këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama thotë se po hartohet një ligj i ri që godet kompanitë abuzuese, dhe rregullimi i skemës do të ndikojë në rritjen e pensioneve.

Qeveria po përgatit një ligj më të fortë për të ndëshkuar kompanitë që nuk deklarojnë pagat e plota të punëtorëve. Sipas kryeministrit, sot Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, kur puna në të zëzë apo paga e padeklaruar nuk duhet të diskutohën më.

Deklarimi i plotë i pagave do t’ë nxisë edhe rritjen e pensioneve, për të cilat Rama tha se e ka ambicje personale.

“Pensionet nuk janë të lidhura me taksat por me kontributet. Sa më shumë të kontribuojmë aq më shumë do të kemi. Rritja e pensioni është objektivi pas pagave. Ambicia ime është të mos iki nga ky post pa i rritur në mënyrë të ndjeshme.  Që të rriten pensionet duhet të punojmë për kontribute”, tha Rama

Rama sqaroi në daljen e tij edhe motivet për rritjen e pagës, të cilat janë të lidhura me zhvillimin ekonomik të vendit përmes rritjes së investimeve, eksporteve dhe flukseve turistike.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026