“Amerikan” në Teatrin “Skampa”, një pasqyrim i realitetit përmes komedisë së zezë
Një reflektim i drejtpërdrejtë mbi botën e sotme dhe humbjen e vlerave njerëzore është ajo që pasqyron shfaqja “Amerikan” që u ngjit në skenën e Teatrit “Skampa”.
Kjo vepër ndërthur humorin me dramën dhe romancën, duke sjellë një tablo të thellë mbi marrëdhëniet njerëzore, dilemat morale dhe botën e nëndheshme ku humbet ndjeshmëria dhe qëllimi.
“Elbasani ka një publik të mirë, një teatër të mrekullueshëm dhe një spektator shumë të mirë. Ne sot u ndjemë goxha mirë dhe them që edhe me publikun rezonoi si shfaqje. Roli im është viktima, unë jam viktimë e kësaj historie që futet në vorbullën e botës së nëndheshme dhe kupton që është në një botë që nuk i takon”, u shpreh aktori, Lulzim Zeqja.
Përmes një gjuhe ironike e situatave të papritura, personazhet përballen me botën e deformuar të realitetit të sotëm, ku e mira dhe e keqja shpesh ndërthuren.
“Është goxha aktuale në fakt për të gjitha lidhjet që ka me realitetin që jetojmë çdo ditë. Kemi tre personazhe të gjendura në zgjedhje shumë të vështira jetësore dhe me ngjarjet që po shohim rreth e rrotull, për fat të keq ka një lidhje të fortë me realitetin shqiptar. Me sa e ndjemë ne, publiku e priti shumë mirë dhe shpresojmë ta çojmë edhe në qytete të tjera”, theksoi Ina Morinaj, regjisore.
Fabula ndjek rrugën e Suzanës, e cila bëhet objekt i konflikteve midis dy miqve, Mic dhe Majk. Si në realitetin tonë të përditshëm, tensionet dhe problemet ndërpersonale bëjnë që çdo marrëdhënie të ketë sfida të vështira për t’u përballuar.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë