“Amerikanët kanë sjellë një Hummer ne flasim për Zis”, Beçi përplaset me Sulon

27 Tetor 2025 | 21:46

Ish-prokurori Eugen Beci tha në emisionin Now në Euronews Albania se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk duhet të raportojë para deputetëve të kuvendit që nesër mund të jenë subjekt i hetimit të tij.

Sipas tij, duhet ndryshuar ligji në mënyrë që raportimi në Kuvend të bëhet nga kreu i KLP apo KLGJ pasi një subjekt që nesër potencialisht mund të jetë i pandehur në zyrën e Dumanit t’i kërkojnë llogari drejtuesit të SPAK.

Beci debatoi me gazetarin Arjon Sula, sipas të cilit ajo që thotë ish-prokurori vlen për një vend që jeton në kushte ideale jo për një vend si Shqipëria që ka shumë probleme me drejtësinë.

“Të gjithë janë subjekt, duhet të gjendet një zgjidhje ligjore kushtetuese, mund të shkojë të raportojë kreu i KLP apo KLGJ. Është e vështirë të mendosh që një subjekt që nesër mund të jetë potencialisht i pandehur në zyrën e Dumanit t’i kërkojnë llogari drejtuesit të SPAK. Është e vështirë llogaridhënia në çështje që kanë lidhje të drejtpërdrejta subjektivisht. Ka diçka më parimore që nuk shkon në këtë llogaridhënie”, tha Beçi.

“Kjo që thua ti nuk është as në Danimarkë, të ndërrojë ligji, ai ka marrë gjysëm e opozitës në hetim, ti thua… Ti ke të drejtë në ligj dhe kushtetutë, këtu është përmbysur funksionimi, ti po flet për një makinë ideale në rrugë ideale, ne jemi një makinë copë-copë si shtet, në rrugë të prishura, aksidentet që i kanë ndodhur kësaj makine të SPAK në këtë rrugë duhen folur”, replikoi Sula,

“Amerikanët kanë sjellë një Hummer dhe ne vazhdojmë të kemi në qeveri zisa, nëse do flasim për Hummer, Hummeri nuk i tërheq dot zisat”, iu përgjigj ish-prokurori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026