Dumani: Nuk kemi evidentuar asnjë politikan si pjesëtar të bandave kriminale

27 Tetor 2025 | 19:00

Duke raportuar këtë të hënë në Parlament për punën e SPAK gjatë vitit 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti Agron Shehaj se a ka politikanë të përfshirë në grupe kriminale.

Kreu i SPAK u shpreh se politikanë që të jenë pjesë e një bande kriminale nuk janë evidentuar, por ka pasur një rast kur një ish-deputet është në gjykim për bashkëpunim me pjesëtarë të grupeve kriminale.

“Nuk kemi evidentuar ndonjë subjekt si pjesë të grupeve kriminale. Sa i përket bashkëpunimit, po kemi pasur një ish-deputet të Kuvendit të Shqipërisë, i cili është çështje e bërë publike dhe është në gjykim. Për çështje të tjera nuk mund të jap detaje, sepse përfshihen sekrete hetimi,” tha Dumani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026