Incidentet me Albana Vokshin dhe Flamur Nokën në Vorë, kreu i SPAK: Pse nuk ndërhymë

27 Tetor 2025 | 18:24

Gjatë raportimit të punës së SPAK për vitin 2024, kreu i institucionit, Altin Dumani, u pyet nga deputeti demokrat Flamur Noka lidhur me incidentet që përfshinin përfaqësuesit e Partisë Demokratike në qendrat e votimit në zonën e Vorës.

Deputeti Noka kërkoi të dinte pse SPAK nuk kishte ndërhyrë pas përplasjeve verbale midis Albana Vokshit dhe vetë Nokës me disa personave para qendrave të votimit në Vorë.

Në përgjigje, Dumani u shpreh:

“Ne u morëm me çështjen, por pamë se nuk ishte në kompetencën e SPAK-ut të ndërhynte kur një deputet kërcënohet ose dhunohet nga dikush. Nuk ishte kompetencë e jonë. Deputeti ishte subjekt i posaçëm, por jo dhuna që ushtrohet ndaj një deputeti. Ne kemi njoftuar Prokurorinë e Tiranës dhe i kemi kërkuar të përfshihet në ndjekjen e rastit, por nuk do të thotë se e mbyllëm veshët. E adresuam aty ku duhej adresuar. Kjo i takonte Prokurorisë së Tiranës.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026