Dumani: Hetimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës i suksesshëm, ka nisur para se…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani raportoi në Kuvend lidhur me punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024 dhe më pas iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Dumani iu përgjigj pyetjes së deputetit Flamur Noka lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli të cilin e cilësoi një hetim të mirë lidhur me një vepër penale shumë problematike siç është ajo e korrupsionit aktiv në zgjedhje
“Atë para se ta bënit publike ju e bëri publike kryeministri, çdo qytetar e mban mend deklaratën e kryeministrit: Kristjan mos luaj me dy porta”, ishte pyetja e Nokës drejtuar Dumanit duke iu referuar hetimit ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli.
“Procedimi penal ka filluar kohë para këtij deklarimi dhe unë mund të them që po ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur marrjen e përgjegjësive penale dhe dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për një vepër penale shumë problematike siç është ajo e korrupsionit aktiv në zgjedhje”, tha Dumani.
LEXONI GJITHASHTU:
Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni
- 17:09 SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur