Amerikania denoncoi rrëmbimin e vajzës, ambasada e SHBA reagon për Euronews Albania
Zyra e shtypit e Ambasadës Amerikane ka reaguar për Euronews Albania lidhur me rastin e publikuar në televizion një ditë më parë, denoncimin e shtetases amerikane, Tracy Shannon Lyn, që akuzonte ish-bashkëshortin se i ka rrëmbyer vajzën.
“I kemi pare raportimet e medias dhe jemi në dijeni të rastit. Megjithatë, për shkak te konsideratave që lidhen me privatësinë, nuk kemi komente të mëtejshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, e cila është banore e përhershme në Tivar të Malit të Zi denoncoi një ditë parë në një intervistë për Euronews Albania se vajza e saj e mitur Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.
Sipas Shannon Lyn, Thomas Hollenbeck është ish-burri i saj. Ajo u shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare dhe ndodhet në Shqipëri, ku është paraqitur në ambasadën amerikane për të kërkuar një pasaportë për vajzën e tyre të mitur.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset