Mashtruesi i bursave amerikane, Apeli lë në burg Ermes Hoxhallin
Gjykata e apelit lë në qeli Ermes Hoxhallin, mashtruesin e nxënësve dhe studentëve për bursat amerikane. 20-vjeçari kërkonte një masë më të butë sigurie ndërsa seanca gjyqësore u ndoq dhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë.
Gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm la në qeli 20-vjeçarin Ermes Hoxhalli , i dyshuar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik. Ai do vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurimit “arrest në burg”.
Në bazë të hetimeve paraprake rezulton se Hoxhalli që ishte prezantuar me identitet të rremë duke u hequr si shtetasja Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar me asnjë zyrtar.
I riu mashtronte duke u premtuar bursa studimi në Amerikë, nxënëseve të gjimnazeve të ndryshme, përmes projekteve ” lets talk together about Us 24″ . Burime bëjn me dije se në seancë ku Hoxhalli kërkonte lirinë dhe një masë më të butë sigurie, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Sipas grupit hetimor programet u premtonin nxënësve dhe mësuesve, udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara. Viktima të mashtrimit, u bënë qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë. Në këtë hetim kompleks që zgjati 6 muaj, ishte pjesë edhe njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein