Zbardhet misteri! Kush është “Klea”, “mbesa e kryeministrit” që mashtronte me bursat

23 Korrik 2024 | 13:39

Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin që mashtroi gjimnazistët e vendit dhe që para tyre ishte prezantuar si Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama.

20 vjeçari Ermes Hoxhalli banues në Devoll qëndronte pas kësaj skeme, i cili iu premtoi nxënësve bursa studimi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Pas një hetimi gjashtëmujor, nga një grup hetimor i posaçëm, i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë arritën të zbulojnë se kush qëndronte pasi identitetit të rremë.

20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Por si nisi dhe u shtri në të gjitha gjimnazet e vendit kjo skemë mashtrimi?

Maturantëve iu ishte premtuar bursë studim dhe udhëtim falas në SHBA, por për të përfituar nga ky program ata duhet të paraqisnin projektet e tyre në fushën e inovacionit si dhe më pas të testoheshin.

126 nxënës me mesatare mbi 9 u përfshinë në konkurse dhe pas 3 fazave të vlerësimit u zgjodhën 44 finalistë.

Çdo shkollë zgjodhi si koordinator një mësues.

Nxënësit shprehen se nuk e kanë takuar kurrë Klea Ramën, ata komunikonin përmes një grupi ËhatsApp që mbante emërin “Let’s Talk Together about US 24”, ndërsa prezantimi i këtij projekti me Minsitrin e Arsimit u bë përmes emaileve.

Klea Rama ishte prezantuar si një studente e mjekësisë në SHBA dhe pjesë e zyrës së jashtme të departamentit Amerikan të shtetit.

Ndërsa në intagramin e saj postonte vazhdimisht kryeministri Edi Rama duke e shoqërur me shkrimin “xhaxhai”.

Pas reagimit që pati Ambasada amerikane dhe policia, nxënësit të indinjuar i kërkuan llogari mbi atë që kishte ndodhur, por Klea Rama vijonte me qëndrimin e saj se është projekt zyrtar dhe iu vuri në dispozicion një numër prokurori ku iu kërkonte t’i shkruanin se organizatorët nuk kanë kërkuar lekë në këmbim të vizës.

Më pas Klea Rama zhduket nga të gjitha rrjetet sociale dhe mesazhi i fundit që iu dërgon maturantëve përmes një nxënësj ku iu thotë se nuk duhet të publikonin numrin personal e fotot dhe kushdo që e ka bërë duhet të tërhiqet sepse është vepër penale.

Ndërkohë hetimet vijojnë për të kuptuar sesi Ministria e Arsimit ra grackë e këtij projekti, nëse kanë pasur apo jo komunimik me ambasadën amerikane për vërtetësinë e projektit apo ky institucion e besoi vërtet pa e verifikuar se Klea Rama ishte mbesa e kryeministrit.

Mesazhet e dërguara nga 20-vjeçari:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026