Skema e mashtrimit me objektiv institucionet arsimore, reagon Ambasada e SHBA
Ambasada e SHBA-ve ka reaguar pas arrestimit të një 20-vjeçari në Devoll, i cili kishte ngritur një skemë të madhe mashtrimi, që kishte objektiv institucionet arsimore.
Ambasada përmes një njoftimi në rrjetin social ‘X’ ka falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit të cilët sipas saj janë përkushtuar për të dhënë ndihmë për këtë rast.
20-vjeçari në Devoll përmes një identiteti të rremë dhe dokumentave që kishte nxjerrë me vulat dhe emrat e drejtuesve të Ambasadës, premtonte udhëtime në SHBA kundrejt pagesave të caktuara.
Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasada e SHBA falënderon Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Prokurorinë e Tiranës dhe i vlerëson për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimit Kriminal të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë Jashtë shtetit. Njësia e Hetimeve Kriminale jashtë Ambasadës dhe Departamenti i Hetimeve Kriminale të Policisë së Shtetit Shqiptar kanë një njësi të posaçme që kryejnë së bashku hetimet. Një hetim gjashtëmujor nga kjo njësi speciale kulmoi me arrestimin e djeshëm të një individi, i cili kishte përfaqësuar me mashtrim programet si të lidhur me Ambasadën dhe kishte nxjerrë dokumente me vulat dhe emrat e zyrtarëve të Ambasadës. Ambasada falënderon Drejtorin e Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, Drejtorin e Policisë Kriminale Neritan Nallbati, Shefin e Prokurorisë së Tiranës Arenc Cela, prokuroren e çështjes Eloida Goxhi dhe oficerët e përkushtuar të Policisë së Shtetit për ndihmën e dhënë në këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn