Amnistia/ Lapaj: Për dy cigare hashash dënohen 40 muaj, për vrasje dalin
I ftuar në Euronews Albania, avokati Adriatik Lapaj, foli në lidhje me amnistinë fiskale që pritet të aplikohet nga maxhoranca socialsite.
Në fjalën e tij Lapaj u ndal dhe te sistemi i drejtësisë në vend, ku tha se marzhi i subjektivitetit që i lihet në dorë gjyqtarit për një vepër penale, është shumë i lartë duke lënë vend për abuzime.
Lapaj tha se veprat e lehta penale marrin dënimin maksimal, ndërkohë që kategoria e veprave të rënda penale, si vrasjet, marrin dënimin më të ulët që parashikon ligji.
“Unë konstatoj një gjë e cila më rezulton gjithnjë e më shumë. Për kategorinë e veprave të lehta përgjithësisht gjykatat priren drejt dozave maksimale të dënimit, pra anojnë nga dënimi i rëndë për aq kohë sa dispozita parashikon.
Ndërkohë që për veprat shumë të rënda, gjykatat priren drejt minimumit të dënimit. Nëse për vrasje dënohesh nga 10 deri në 20 dhe i jep 10 dhe i pranon dhe gjykimin e shkurtuar dhe e nxjerr me 7 vjet, ndërsa për dy cigare hashash i jep 40 muaj, ka një qasje shumë të gabuar ër sa i përket subjektivitetit. Dhe kjo lidhet me korrupsion. Pasi unë mendoj se në një republikë si kjo e jona është mirë që marzhi që i lihet në dorë subjektivitetit të gjyqtarit të jetë më i vogël”, tha Lapaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit