AMP: Polici që u hodh nga pallati nuk ka asnjë pretendim për presion ose ndikim

18 Janar 2025 | 14:31

Agjencia për Mbrojtjen Policore (AMP) ka reaguar pas polemikave të shumta që shpërthyen në rrjetet sociale lidhur me rastin e policit që u hodh nga një pallat në Tiranë.

Në një njoftim për media, AMP ka bërë të ditur se ka verifikuar të dhënat mbi ngjarjen dhe ka marrë një deklaratë me shkrim nga punonjësi i Policisë, A.S., i cili u dërgua në spital pas incidentit.

Sipas AMP, deklarata e administruar nga efektivi tregon se ai nuk ka ngritur asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, presionit apo shantazhit gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Njoftim për media

Nisur nga interesi i disa mediave, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në media dhe rrjete sociale, lidhur me ngjarjen e oficerit të Policisë A.S., në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tirane, strukturat e AMP-së Tiranë pavarësisht se nuk kanë administruar një ankesë apo pretendim zyrtar, kryen verifikimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu, në kuadër të veprimeve verifikuese, që nga momenti i marrjes dijeni, drejtuesit e AMP-së Tiranë janë paraqitur pranë Spitalit të Traumës, për t’u interesuar mbi shëndetin e punonjësit të Policisë, por dhe për të administruar çdo pretendim të mundshëm, për shkak të detyrës.

Nga deklarimi me shkrim i administruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, punonjësi i Policisë A.S. nuk ngre asnjë pretendim lidhur me ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, apo çdo formë tjetër presioni, shantazhi gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj.

Veprimet verifikuese vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

AMP falënderon mediat për besimin e mirëkuptimin dhe inkurajon publikun të denoncojë çdo rast paligjshmërie në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026