Ana Brnabiç i kërkon ndihmë BE-së për ish-policin serb të arrestuar në Veri

13 Dhjetor 2022 | 14:54

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç i bëri thirrje BE-së që të ndihmojë ish-policin serb Dejan Pantiçin të lirohet nga paraburgimi, duke deklaruar se ai është e “kërcënuar nga ajo që po i ndodh”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Serbi, ajo përkujtoi se kohëve të fundit ka pasur më shumë arrestime të tilla të njerëzve të pafajshëm dhe vlerësoi se kriza në Veri është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradi, shkruan Euronews Serbia.

Sipas saj, në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më e qëndrueshme dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Prishtinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Fetahu: Strategjia e Vuçiç dhe Serbisë në Veri për të rritur peshën në negociata

Banori i Mitrovicës së Veriut: Ka pasur përplasje mes banorëve shqiptarë dhe serbëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026