Banori i Mitrovicës së Veriut: Ka pasur përplasje mes banorëve shqiptarë dhe serbëve
Prej disa ditësh situata në Veriun e Kosovës ka qenë e tensionuar dhe kjo është pasqyruar edhe në të gjitha mediat.
Edhe pse janë bërë thirrje për të ndalur një konflikt të mundshëm, përsëri ka pasur situata të vështira; është bllokuar lëvizja, ka pasur të shtëna armësh dhe kjo ka krijuar shqetësim sidomos për qytetarët që jetojnë në atë zonë.
Naim Fejza, banor i Mitrovicës së Veriut tregoi në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se situata paraqitet shumë e tensionuar, çka ua ka vështirësuar mundësinë për të shkuar në punë apo për të çuar fëmijët në shkollë.
Ai u shpreh se ka pasur incidente të vazhdueshme mes banorëve shqiptarë dhe atyre serbë që pas luftës dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse klasa politike në Kosovë që nënshkruar marrëveshje të pa analizuara mirë me Serbinë.
“Prej luftës e këtej, herë të organizuara në grupe të mëdha, e herë në grupe të vogla, nuk janë kursye as mediat, është vështirësuar çështja e furnizim të asaj pjese ku banojnë shqiptarë dhe janë të rrethuar nga popullata serbe, pasi të gjithë ata që janë të punësuar, janë të punësuar në pjesën e jugore. Ka pasur përplasje edhe mes banorëve shqiptarë edhe serbë, shqiptarët kanë qenë të sulmuar nga grupe të organizuara shoviniste serbe. Lidershipi i Kosovës pas luftës ka bërë marrëveshje të cilat nuk i ka analizuar mjaftueshëm dhe tani këto po i paguajnë shqiptarët”, u shpreh banori i Mitrovicës së Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit