Pedagogia Ana Kekezi është shprehur se situata me leximin e librave nga qytetarët është dramatike.
E ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ajo tha se as mosha e mesme nuk lexon ndërsa të rinjtë nuk duan të ia dinë për librin.
“Situata me leximin është dramatike. Këta të rinjtë nuk duan të ja dinë për librin. As mosha e mesme nuk lexon”- tha Kekezi.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit 2022, 74.8% e tyre janë përgjigjur, asnjë.
Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër, 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra, 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dudaj: Korrikula shkollore ka probleme serioze në nxitjen e nxënësve drejt leximit
- 80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër vitin e fundit