Analistët diskutojnë gjetjet e sondazhit të fundit të MRB dhe Euronews Albania
Analistët kanë diskutuar gjetjet e sondazhit të pestë kombëtar të kryer nga kompania MRB dhe Euronews Albania, i cili verën se Partia Socialiste do t’i fitojë me një diferencë të ngushtë zgjedhjet e 25 prillit.
Pedagogia Iris Luarasi e komentoi rezultatin avantazhues të PS-së kundër PD-së në sondazhin kombëtar. Ajo thotë se kjo ka ardhur kryesisht nga opozita e dobët e kryer vitet e shkuara.
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku u shpreh se në sondazhet e përgjithshme të vlerësimeve të liderëve evropianë, Kryeministri Edi Rama qëndron më lart.
“Çdo njeri që merret me organizim fushatash e di se çdo kryeministër pas tetë vitesh pushtet e ka ëndërr të futet në një fushatë ku thuajse gjysma e qytetarëve kanë opinion pozitiv për të,” – u shpreh Mazniku.
Sipas Maznikut me përqindjet e sondazheve, PS pritet të marrë mbi 74 mandate, deri në 76 mandate.
Duke analizuar të dhënat e sondazhit kombëtar, Erla Mëhillin u shpreh se opozita nuk ia ka dalë dot të krijojë besimin se do t’i fitojë zgjedhjet dhe kjo “mund të ndikojë edhe te zgjedhësit e pavendosur”. Ajo tha se nëse PS i fiton sërish zgjedhjet, “e djathta do të jetë shumë në vështirësi”. Mëhilli këmbënguli se elektorati është bërë pragmatik dhe për këtë kërkohet më tepër angazhim politik.
Pjesë e analizës u përfshi edhe eksperti i zgjedhjeve Blendi Çeka. Ky kujtoi se sondazhi është deri më datë 15 prill dhe nëse ecet edhe me marzhet e gabimit, atëherë PS mund të shkojë te 71 mandatet, ndërsa nëse skenarët “e marzhit shkojnë negativ mund të shkojmë në 68-69 [për PD-në].
Gazetari i Euronews Albania, Neritan Sejamini tha në studion e Barometrit Politik se në Shqipëri ndjesia e njerëzve mbi gjendjen që ndodhen është e dëshpëruar, pasi qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë, sidomos me një qeveri që i ka të gjitha pushtetet.
Z. Sejamini tha me tej se Partia Demokratike duhet ta kishte nisur më herët fushatën, gjë që do përbënte më tepër avantazh për të.
“Ndoshta fushata e PD-së ka filluar me vonesë si fushatë, po të kishte filluar më herët PD do të kishte rezultate më të larta në sondazh”, u shpreh z. Sejamini.
Neritan Sejamini u shpreh se zgjedhja e PD-së dhe LSI-së për të hyrë në zgjedhje veçmas është ajo e duhura, pasi do të sjellë më tepër vota për secilën parti.
“Po të kishin qenë bashkë PD me LSI-në nuk do të kishin marrë më shumë vota popullore se sa ka marrë PS-ja, pasi veç e veç marrin më shumë. Bashkë, bie numri i atyre që votojnë për një bashkim mes tyre”, tha z. Sejamini.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thekson se nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet, atëherë Shqipëria do të ndërtojë një mur të madh me perëndimin.
“Ky sondazh nga fillimi në fund, ka ngritur një pikëpamje ka lexuar që në Shqipëri nuk ka ndryshuar asgjë nga 2017, përkundrazi, mund të ketë ndonjë tendencë që gjera janë bërë më mirë për ata që qeverisin, ky është thelbi. Nëse kjo del rezultat zgjedhor, mendoj se Shqipëria është në rrugën e gabuar. Republika Shqipërisë është drejt Republikës së Turqisë duke ndërtuar një mur të madh. Nëse ky rezultat konfirmohet, Shqipëria do të ndërtojë numrin më të madh të mundshëm në raport me perëndimin dhe ne do mësojmë turqishten për të mbijetuar. PD ka radhën për të qeverisur, në Shqipëri ka një radhë dhe ka nevojë për një qeveri të re të drejtuar nga PD”, tha ai.
Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole vuri theksin tek të pavendosurit, që për të përbën një përqindje të lartë në nivel kombëtar. Sipas saj, kjo kategori ka nevojë urgjente për një ofertë të re politike.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta