Analisti: Kosova është në gjendje lufte, aksionet ushtarake mund të bëhen më masive

20 Dhjetor 2023 | 11:22

Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se sipas tij mund të ketë sërish konflikte në Kosovë në gjysmën e dytë të janarit.

ai u shpreh se që prej 24 shtatorit Kosova është në një gjendje lufte ndërsa shtoi se duket se provokimet nga ana e Serbisë nuk kanë për të mbaruar, sidomos për sa kohë nuk ka një përgjigje të ashpër nga perëndimi.

“Gjithsesi udhëheqësit e Perëndimit e kanë kuptuar qartë se Kosova që prej 24 shtatorit është në gjendje lufte. Rikthimi i aksioneve ushtarake të të njëjtës natyrë, ndoshta edhe pak më masive është i mundur.

Unë pres që diçka e tillë të ndodhë pas Kërshëndellave ortodokse në pjesën e dytë të janarit, nëse nuk do të kemi një përgjigje më të ashpër nga perëndimi.

Nëse të kujtohet, në konferencën e shtypit, pas  vizitës së Stoltenbergut në Beograd, Vuçiç gati hapur u shpreh se ata janë zot të dërgimit të ushtrisë kudo që duan. Në logjikën e luftës që dominon në Serbi, duket se provokime të asaj natyre do kemi çdo herë”,-tha analisti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026