Rama: Në 2024 paga mesatare në sektorin publik do jetë 900 euro, thirrja për mjekët

20 Dhjetor 2023 | 11:59

Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Kreu i qeverisë Edi Rama, teksa është ndalur te largimi i mjekëve në Gjermani është shprehur se ata përveç pagave duhet të krijojnë dhe perspektiva në vendin tonë.

Ai theksoi se vitin tjetër paga mesatare në sektorin publik do të jetë 900 euro.

Më tej ai shtoi se kush investon në Shqipëri do i kthehet duke nënvizuar faktin se në vendin tonë ka shpresë duke qenë se dhe leku është forcuar për shkak të ekonomisë.

“Tarifa e plotë, ajo që është vendosur nga rektorati, nuk është  ajo e vërteta. Këtu nuk dua të hyjë. Për ne është e rëndësishme dhe për mjekët e rinj që përveç pagave të krijojnë perspektiva. Dh  për mjekët që krijojnë familje ne do të përdorim këtë instrument, në mënyrë që të kenë mundësi që të blejnë shtëpi. Vitin e ardhshëm, paga mesatare në sektorin publik në Shqipëri do të jetë 900 euro. Këto që po bëjmë sot, nuk janë gjëra që ne nuk mund t’i bënim më parë, por janë gjëra që sot mund t’i bëjmë. E kam thënë në mënyrë të përsëritur që duhet të zgjerojmë mundësitë në mënyrë që t’u japim të gjithëve mundësi. Jemi në një fazë të re të ekonomisë së vendit.

Kush investon për Shqipërinë dhe për të ardhmen e vet, kjo është e sigurt. Krahasimi i tabelës pagave mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, kur vjen puna për të bërë zgjedhjen, të shërbejë këtu si mjek apo të shkojë atje të bëhet murator është një krahasim gënjeshtar. Ka një diferencë shumë të madhe, por është një krahasim gënjeshtar. Ajo paga shumë më e lartë në Gjermani, kur krahasohet shifër me shifër nuk t’i tregon të gjitha. Shqipëria ka dalë nga rrethi vicioz dhe nga një hap para dy hapa mbrapa. Shikojeni lekun sot dhe të tjerat mund të merren me dyshim. Lekun nuk e forcojnë fjalimet e mia, as vendimet e qeverisë, as planet e partisë, lekun e forcon ekonomia.  Të gjitha këto janë arsye për të pasur besim, shpresë për të jetuar në këtë vend”-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026