Autori i drejtoi armën, 31-vjeçari tentoi t’ia marrë, si u plagos shqiptari në Greqi

20 Dhjetor 2023 | 11:56

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e një shtetasi shqiptari mbrëmjen e djeshme në Selanik. Ngjarja ndodhi në afërsi të “Kafe Elinikon” në rrugën “Sintagmatarxi Frizi”. Marius Telah, 31 vjeç nga Korca ka mbërritur aty me një automjet tip “Daihatsi Terios” së bashku me vëllanë e tij Klaudio Telah dhe të dashurën e tij, shtetasen greke A. B.

Ai ka zbritur nga mjeti dhe është përballur me një shtetas shqiptar, i cili ishte bashkë me babanë e tij dhe një person tjetër. Shqiptari i dyshuar ka nxjerrë një armë zjarri dhe ja ka drejtuar 31 vjeçarit Telah, ndërkohë që ky i fundit ka tentuar t’ia marrë nga dora.

Të dy personat janë goditur me njërin tjetrin dhe në një moment, i dyshuari ka goditur me qytën e armës në kokë 31 vjeçarin dhe më pas ka shtënë ndaj tij duke e plagosur në kofshën e këmbës së majtë.

Shoku i tij më pas e ka goditur Telahin me shkelma në trup dhe të dy janë larguar me vrap nga vendi ngjarjes. Brenda mjetit të të plagosurit, policia greke gjeti dhe sekuestroi 1 gëzhojë, 1 plumb, 1 krehër dhe 4 fishekë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026